Maqedoni

Shpallen fituesit e shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

28.11.2022 17:15

Profesori universitar Afrim Osmani, është fituesi i këtij viti i shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e edukimit dhe arsimit...

Profesori universitar Afrim Osmani, është fituesi i këtij viti i shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e edukimit dhe arsimit. 
 
Në fushën e kulturës dhe artit shpërblimi këtë vit i ndahet akademikes Vllada Urosheviq, shkrimtare dhe Ismet Ramiqeviq, artist i artit figurativ. Në fushën e shëndetësisë, shpërblimi i ndahet prof.dr. Sashko Jovev, kardiokururg, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.
 
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor të vitit 2022 në ora 12:00, në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.