Maqedoni
Tetovë, aktivitete të shumta për festën e flamurit
28.11.2022 18:17
Festa e flamurit dhe pavarsisë së Shqiprisë është festuar me aktivite të shumta edhe në Tetovë...

Festa e flamurit dhe pavarsisë së Shqiprisë është festuar me aktivite të shumta edhe në Tetovë. Festa nisi më një akademi solemne në Universitetin e Tetovës, festime nëpër çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme dhe marshi i Isa Boletin nga nxënësit e shkollës së meseme mjeksore.
Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se shqiptarët e merritojn të jenë të bashkuar dhe të kenë një shtet pavarsisht se ku ndodhen ato.
“Është një kënaqësi e veçant pasi ne jemi pjesë e kësaj kohe kurrë,gjeneratat e reja po vazhdojn traditën e festimit,të përkuntimit të 28 Nëntorit dhe festave të nëntorit në përgjithësi,dhe vazhdojn të mbajnë amanetin gjallë se këtë vend këtë shtet dhe këto troje,na i lanë të parët,dhe sigurisht ne kemi amant të vazhdojm dhe më tej që përfundimisht të kemi një shtet të kemi një bashkim të popullit shqiptar ku do qoft dhe si do qoft ajo,shqiptarët e meritojn të jenë të bashkuar shqiptarët e meritojn të kenë jetë më të mirë bashkë me popujt tjerë të Eurpoës të jenë ndër popujt më të zhvilluar të botës”, u shpreh kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Nuk kanë munguar edhe festime në Malësin e Tetovës, ku në Shipkovic është zbuluar busti i dëshmorit, Xhemil Abduramani. Tetova po i përmbyll festat e Nëntorit me aktivitete te ndryshme sportive dhe kulturore, përfshi sfidat e kampionëve në boks dhe në fund në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë shoqëria artistike Xheladin Zeqiri", mban program me këngë e valle.
VISAR SADIKI
