Maqedoni

Mjegull në Strazhë, Presekë, Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë

28.01.2015 13:03

Në qafat malore Strazhë, Presekë, Gjavatë dhe në Mavrovë ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 100 deri 150 metra...

Në qafat malore Strazhë, Presekë, Gjavatë dhe në Mavrovë ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 100 deri 150 metra, ndërsa reshje të dobëta të përkohshme të dëborës, i cili nuk mbetet në rrugë ka në Pavleshenci, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Ende vlen ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve në rrugën Rzhaniçino-Konjare e Poshtme, për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja.
 
Mbetet në fuqi edhe ndalesa e lëvizjes së automjeteve  në rrugën Kiselicë-Zletovë për shkak të rrëshqitjes së dheut.
 
Në ndërprerje është qarkullimi në rrugën rajonale Globica, në afërsi të fshatit Ratavic - Probishtip dhe në drejtimet rrugore drejt fshatrave Stepanci dhe Suvo Gërlo.
 
Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish - Shtip është sanuar dhe komunikacioni po zhvillohet në një korsi. 
 
Në rrugët e tjera komunikacioni zhvillohet normal nëpër rrugë të lagështa./mia