Tenis
Xhokovic dhe Vavrinka ne gjysmefinale, amerikanja Keys befason v. wiljamsin
28.01.2015 13:17
Numri 1 i botës, Novak Djokovic mbylli llogaritë në tre sete ndaj kanadezit Milos Raonic në çerekfinalen e Australian Open...

Numri 1 i botës, Novak Djokovic mbylli llogaritë në tre sete ndaj kanadezit Milos Raonic në çerekfinalen e Australian Open, duke hedhur vështrimin drejt fazës gjysmëfinale ku gjen finalistin në fuqi, Sanislas Wawrinka. Tenisti serb nuk e vendosi asnjëherë në dyshim suksesin edhe pse numri 8 i turneut bëri rezistencë por shfaqi limitet e një tenisti ende në rritje.
Në krahun tjetër, Sanislas Wawrinka luajti pothuajse një ndeshje të ngjashme përballë japonezit Kei Nishikori duke vendosur diktatin që në dy setet e para 6-3, 6-4 ndërsa në të tretin loja shkoi deri në tie break ku kampioni në fuqi dominoi 8-6.
Në disiplinën e femrave, motrat Williams patën fat të kundërt. Serena nuk derdhi shumë djersë për të siguruar gjysmëfinalen pasi mundi lehtësisht në dy sete 6-2, 6-2 sllovaken Dominika Cibulkova dhe në raundin tjetër do të kërkojë të marrë hak ndaj bashkëkombases Madison Keys, e cila kaloi në 3 sete motrën e saj Venus. 6-3, 4-6, 6-4 përfundoi sfida mes dy tenisteve amerikane ku Keys siguroi gjysmëfinalen duke rezultuar surpriza e vërtetë e këtij sezoni në Australian Open.
