Problemet me transportuesit privatë, pezullohen për dy ditë bllokadat e rrugëve

29.11.2022 09:50

Për shkak të vizitës së presidentit gjerman Frank-Walter Shtajnmaer...

Për shkak të vizitës së presidentit gjerman Frank-Walter Shtajnmaer, transportuesit privatë  kanë vendosur që të mos e bllokojnë udhëkryqin tek Mavrovasja dy ditët e ardhëshme.

Në ndërkohë,  krerët e tranasportit privat japin hapësirë edhe dialogut me qytetin e Shkupit, për t’u arritur një ujdi për pagesën e borxhit.  Në të kundërtën kanë paralajmëruar bllokim të sërishëm të rrugëve ditën e premte. 

Gjatë ditës së djeshme,  kompanitë private të transportit urban,  bllokuan arteriet kryesore të qarkullimit në Shkup, në shenjë proteste për mos marrjen e pagave në katër mujat e fundit, duke paralizuar komunikacionin në kryeqendër.