Shkup, shqiptohen 81 masa në trafik

29.11.2022 10:36

Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 81 masa, prej të cilave shtatë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Janë shqiptuar edhe tri masa për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tri gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë të kuqe), gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

Nga MPB, njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB.