Xhaferi në konferencën e Parlamentit Europian në Bruksel
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi po qëndron për vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Konferencën kushtuar shënimit të 10-vjetorit të mbështetjes së demokracisë anembanë botës, në organizim të Parlamentit Europian dhe Grupit për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimin e Zgjedhjeve.
“Në margjinat e konferencës, Xhaferi pritet të mbajë fjalime në dy sesionet parapara me temë “Dhjetë vite, PE mbështet demokracinë anembanë botës – çka arritëm dhe mësuam?” si dhe “Krijimi i kulturës demokratike parlamentare përmes dialogut dhe ndërtimit të konsensusit”, informojnë nga kabineti i tij.
Kryeparlamentari në kuadër të vizitës parashihet të realizojë edhe takime bilaterale me më shumë eurodeputetë, ndër të cilët edhe deputetët Kjuçuk, Vallsman dhe Shider, të cilët janë të inkuadruar në mënyrë aktive në Dialogun Zhan Mone të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.
