Shtajnmajer për vizitë zyrtare në Shkup, takime me Pendarovskin dhe Kovaçevskin

29.11.2022 10:00

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të jetë nikoqir...

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të jetë nikoqir i Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Shtajnmajer , i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës ,  përveç takimit dhe pres konferences së përbashkët me presidentin Pendarovski, Shtajnmajer do të mbajë fjalim  edhe para deputetëve  në Kuvendin Republikan. Në orët e pasditës në Qeveri është planifikuar takim i presidentit gjerman me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Kjo është vizita e parë e presidentit gjerman Shtajnmajer në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës në Shkup, presidenti gjerman do të realizojë një vizitë zyrtare  edhe në Shqipëri me çrast do të realizojë takime pune me  zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.