Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE
29.11.2022 10:24
Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim....

Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke shtuar se Kosova do të jetë në mesin e shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.
“Sigurisht, ne e dimë se anëtarësimi nuk do të ndodh së shpejti. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE” – ka thënë Kurti.
