Zgjedhjet në veri të Kosovës, certifikohen kandidatët për kryetar komune

29.11.2022 10:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar zyrtarisht 12 kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 4 komunat në veri të vendit, më 18 dhjetor.

Në mbledhjen e fundit të KQZ përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike, janë emëruar dhe Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në katër komunat në veri, erdhën pas vendimit të serbëve për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë së Albin Kurtit, lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe.