Kërkohen zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi
29.11.2022 10:58
Mali i Zi ka mbetur i mbërthyer në një krizë politike....

Mali i Zi ka mbetur i mbërthyer në një krizë politike dhe valë protestash. Qindra qytetarë dhe mbështetës të opozitës dolën në Podgoricë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ndëshkimin e tradhtarëve, duke iu referuar kështu kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç, për ujdinë me kishën ortodokse serbe.
Akuzat ndaj tij ishin se është kthyer në një shërbëtor të Serbisë dhe presidentit të saj e gjithashtu se ai punon për dikë tjetër dhe jo për të mirën e vendit, për të penguar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
