Zelensky: Granatimet ruse në Kherson, dëmtuan vendbanimet dhe sistemin e ujësjellësit
29.11.2022 11:45
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky....

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Rusia ka bombarduar një pjesë të rajonit të Kherson, duke e goditur atë më shumë se 250 herë, gjatë javës së kaluar.
Forcat ruse u tërhoqën nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në fillim të këtij muaji, por kanë bombarduar qytete dhe fshatra, duke përfshirë qytetin jugor të Khersonit, nga pika të reja të favorshme në bregun përballë.
Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha gjithashtu se forcat ruse kishin dëmtuar një stacion pompimi që furnizonte me ujë Mykolaiv.
Zelensky shtoi se Ukraina po punonte në mënyrë aktive për të krijuar një gjykatë speciale për krimin e agresionit rus kundër Ukrainës.
