Shpërthen Mauna Loa, vullkani më i madh aktiv në botë
29.11.2022 12:45
Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa...

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa në Havai, ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh.
Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, mirëpo banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik.Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt.
Vullkani Mauna Loa gjendet 4.169 metra mbi nivelin e detit dhe zgjerohet në një territor prej mbi 5.179 kilometrash.Aktivizimi i vullkanit vjen pas disa tërmeteve që janë raportuar në këtë rajon prej ditës së diel.
Sipas autoriteteve amerikane, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë prej vitit 1843.Shpërthimi i fundit i madh është raportuar më 1984.
