Vazhdon gjykimi për rastin “Softuerët”

29.11.2022 13:14

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit....

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot ka vazhduar gjykimi “Softuerët”, në të cilin të dyshar janë  ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Prokuroria vazhdoi me paraqitjen e provave në të cilat shpjegoi një pjesë të komunikimit ndërmjet të pandehurve që ka të bëjë me blerjen e softuerit dhe filloi me marrjen në pyetje të dëshmitarit Aleksandar Pejçinovski.

Avokati i Popullit kërkoi edhe kërkesë pasurore nga të pandehurit në shumë prej 18.794.137 denarë.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim i parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale”. Pesë të dyshuarit e tjerë, akuzohen për “Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjykimi për rastin “Softuerët” është në procedurë dëshmuese . Rastin  e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Ivana Trajçevska.