Maqedoni

Steinmeier: Vazhdoni të ecni në rrugën e procesit integrues

29.11.2022 15:16

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut...

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, gjatë fjalimit të tij në Kuvend ftoi deputetët që të tejkalojnë interesat politike për të mbajtur fokusin drejt synimit ndër vite për tu integruar në BE. Ai deputetëve u tha se nuk është koha për tu futur në formula me dimensione nacionale tek sa shprehu mirënjohje për sakrificat që ka bërë vendi në këtë drejtim duke numëruar kështu Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës si dëshmi për guximin në rrugën e integrimit evropian.
 
“Lutja ime për ju deputetë në Kuvend, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, është të vazhdoni të ecni në rrugën e procesit aderues me vendosmëri mos devijoni në metrat e fundit. Jam i sigurt se përsëri do të debatoni me pasion dhe me besim në vete, por kur jemi te ndryshimet kushtetuese kemi të bëjmë më tepër me përfitimin e pikëve politike gjatë debateve të brendshme politike, bëhet fjalë përtej profilimit partiak apo individual. Tani nuk është momenti të futemi në formula të thjeshtuara me dimensione nacionale. Lutja ime është të mos e humbni nga shikimi synimin aq shumë të ndjekur ndër vite aderimin në BE. Jam i sigurt se rrugëtimi për BE për të ia vlen edhe hapi i  vështirë i radhës.”,- deklaroi presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
 
Presidenti gjerman Steinmeier, gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe investimin gjerman në Maqedoninë e Veriut të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin.

NAIM RAMADANI