Maqedoni

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

28.01.2015 13:21

Pa energji elektrike nesër prej orës 8:30 deri në orën 10:30 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga Vizbegu drejt hotelit Nju Star dhe shfrytëzuesit e rrugës 2 në komunën e Butelit...

Sipas informatave të ENV Maqedoni në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve Xhon Kenedi, Kemal Ataturk dhe Cvetan Dimov në komunën e Çairit, prej orës 09:30 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kondovë në komunën e Sarajit dhe në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës Skupi p.n.rruga e vjetër për në Vizbeg në komunën e Butelit.