Sulmet ruse në Donetsk, 5 të vrarë dhe 15 të plagosur

30.11.2022 11:59

Të paktën pesë civilë u vranë....

Të paktën pesë civilë u vranë në sulmet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të martën, sipas një zyrtari ushtarak ukrainas.

Disa nga luftimet më të ashpra në Ukrainën lindore po zhvillohen rreth Bakhmutit, i cili është rrethuar prej muajsh nga forcat ruse.

Pavarësisht kushteve të vështira që po hasin qytetarët ukrainas me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike në këto ditë të ftohta të dimrit të sapo nisur, presidenti Zelensky u shfaq optimist në daljen e fundit televizive.

Ai ftoi qytetarët të tregojnë durim dhe të rezistojnë në këtë dimër, pasi ushtria ukrainase është duke e fituar luftën dhe kjo është vetëm çështje kohe.

Presidenti ukrainas nuk harroi të falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën konsistente që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se që nga disa e parë e ofensivës ruse, 88 mijë ushtarë të Putin kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.