Maqedoni
Shtetësia për Onishçenko, Gir: Shkelësit e ligjit duhet të përgjigjen
30.11.2022 12:23
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, lidhur me shtetësinë e oligarkit pro rus, Onishçenko....

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, lidhur me shtetësinë e oligarkit pro rus, Onishçenko, tha se kusht kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila sapo ka hapur negociatat me BE-në, është zbatimi i ligjit dhe reformat. Sipas tij, personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.
“Vetëm sa i hapëm negociatat paraqasëse, ndërsa në zemrën e atyre negociatave është që të ballafaqohemi para së gjithash me ligjin por edhe të pengojmë korrupsionin. Gjithsesi se diçka që është me rëndësi të posaçme për këto reformat është që edhe Qeveria edhe opozita bashkë të punojnë që ta zbatojnë agjendën evropiane. Dhe çdo institucion, nëse shikon se dikush ka bërë vepër penale duhet ta dërgojë atë para drejtësisë, duhet të jetë i pavarur dhe duhet të jetë i pavarur në atë proces, a përfundimisht në këtë proces qasës kjo është në fokusin tonë.”,- tha ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
