Botë

ShBA, stuhia e borës shkakton problem në disa shtete

30.11.2022 13:12

Stuhia e dëborës që goditi Midwestin në SHBA të martën dhe u shtri deri në Seattle....

Stuhia e dëborës që goditi Midwestin në SHBA të martën dhe u shtri deri në Seattle ishte përgjegjëse për ndërprerje të rënda në trafikun rrugor dhe në aeroporte. Rreth 100 fluturime u anuluan dhe 200 të tjerë u vonuan në Minneapolis. Në kulmin e stuhisë, të gjitha pistat u mbyllën. Në Minesota ra 23 cm bore e në këtë shtet gjatë ditës ka pasur më shumë se 387 përplasje dhe 285 dalje automjetesh të shkaktuara nga rrugët me akull.

Efektet e stuhisë janë ndjerë edhe në Seattle, ku janë anuluar fluturime të shumta. Reshjet e borës në Uashingtonit nuk ishin aq të mëdha sa në zonat e tjera, por autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve për rreziqet e rrugëve të ngrira nga akulli. Dy fronte të tjera dëbore pritet të arrijnë në shtet gjatë kësaj jave.