Maqedoni

Petrovska me mesazh inkurajues për ushtarët që nisen për në misionet e NATO-s

30.11.2022 12:45

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska inkurajoi pjestarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut...

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska inkurajoi pjestarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që nisen për misionet e NATO-s në Bullgari dhe Rumani.
 
“Përgjigja jonë aleate është e qartë dhe e zëshme. Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrezikojë sigurinë tonë dhe sigurinë e qytetarëve tanë, të dashurve tanë dhe familjeve tona. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk përbën kërcënim për asnjë vend, por NATO është e përgatitur dhe e bashkuar në mbrojtjen e çdo pëllëmbë të territorit aleat, dhe ky është një fakt që mund ta shohim edhe sot në këtë dërgim ceremonial. Tregoni gjithçka që dini dhe jeni të aftë sepse profesionalizmi juaj është i dukshëm dhe motivimi juaj është i lartë. Ndihmoni përpjekjet kolektive për të forcuar sigurinë e NATO-s dhe për t’u kthyer në shtëpi te familjet tuaja. Presim që me përvojë edhe më të madhe dhe me motiv më të fortë të vazhdoni të punoni çdo ditë për prosperitetin e kombit tuaj.”, tha Slavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.