Liberalizimi i vizave për Kosovën, ambasadorët e BE-së çojnë përpara procesin

30.11.2022 13:27

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё...

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё pёr për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Konform mandatit tё miratuar, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, thuhet në komunikatën pёr shtyp lёshuar nga BE. Ministri i Jashtëm i Çekisë, shtet ky që udhëheq presidencën e bllokut europian dhe ka përpiluar tekstin e vendimit, vlerëson  se heqja e vizave po bёhet falё përpjekjeve tё Kosovёs nё forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimit të migracionit dhe të sigurisё.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë sё shpejti marrëveshjen me Parlamentin Evropian për ta shndërruar premtimin nё realitet.”,- tha ministri i jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky.

Sipas mandatit tё miratuar, heqja e vizave do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Bashkimi Europian, ndryshe shpreson qё sistemi ETIAS tё bёhet funksional deri nё nёntor tё vitit qё vjen, e nё kёtё rast nuk duhet pritur janarin e vitit 2024, sepse bashkë me ETIAS hynë në fuqi edhe liberalizimi i vizave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e liberalizimit të vizave, por e cilsoi si vendim të vonuar.  

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi.”, ka shkruar Kurti në Twitter.  

GYLTENE SINANI