Maqedoni
Propozim-buxheti për vitin 2023, KFB shqyrton amendamentet, 200 vetëm nga VMRO
30.11.2022 15:14
Deputetët kanë dorëzuar në Komisionin për Financim dhe Buxhet mbi 260 amendamente....

Deputetët kanë dorëzuar në Komisionin për Financim dhe Buxhet mbi 260 amendamente për mendimin e propozim-buxhetit për vitin 2023. Vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar 200 amendamente. Përmes amendamenteve, VMRO, ndër të tjera, kërkon pezullimin e tatimit progresiv për një vit, pranimin e propozimit të sindikatave për rritjen e pagave në administratë dhe ndihmë për punëtorët që kanë paga të ulëta deri në 22.000 denarë.
“Të rikujtojmë që shporta ushqimore minimale është 50 mijë denarë, ndërsa inflacioni te ushqimi tejkaloi 30%-shin. Kërkojmë kolegët e pushtetit të pranojnë amendament me të cilin do të ulet akciza për karburantet për 50%, duke i ndihmuar kështu qytetarët dhe ekonominë. Kërkojmë të ndalet tendenca e shtrenjtimit të vazhdueshëm të energjisë elektrike, ashtu që TVSh-ja e energjisë elektrike nuk do të rritet nga 5 në 10%. Me amendament kërkojmë që të vazhdohet masa vikend pa TVSh për ushqimin për aq kohë sa do të zgjasë gjendja e krizës.”,- deklaroi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
i financave refuzoi amendamentin e parë të një grupi deputetësh të VMRO-së për uljen e TVSh-së për produktet menstruale nga 18 në 5%. Sqaroi se kjo çështje rregullohet me ligj dhe jo me amendament.
“Amendamenti nuk pranohet. E di që e dini sepse kjo çështje u hap edhe kur ishte rebalanci i buxhetit, në qershor. Ulja ose rritja e TVSh-së për produkte nuk bëhet përmes amendamentit, por përmes zgjidhjes ligjore.”,- tha zëvendësministri i financave, Filip Nikolloski.
Buxheti i Republikës për vitin 2023 projektohet në rreth 5.3 miliardë euro, të hyrat projektohen në rreth 4.6 miliardë dhe deficit buxhetor rreth 700 milionë euro.
SHPËTIM NUREDINI
