Futboll
Zyrtare: Ronaldo dënohet me dy ndeshje
28.01.2015 14:48
Komisioni Disiplinor i La Ligës ka dënuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me dy ndeshje moslojë pas përjashtimit të tij në ballafaqimin kundër Cordobas...

Komisioni Disiplinor i La Ligës ka dënuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me dy ndeshje moslojë për shkak të përjashtimit të tij në ballafaqimin kundër Cordobas të shtunën.
Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas sulmit ndaj futbollistit kundërshtar Edimar.
Mirëpo, ai ka shpëtuar lehtë duke u pezulluar për vetëm dy takimet e ardhshme në kuadër të La Ligës.
Ai rrezikonte të dënohej me deri në 12 ndeshje moslojë, por Komisioni e ka dënuar për vetëm dy takime. Sigurisht, lajm i mirë për Real Madridin dhe vetë Ronaldon, pasi tre herë futbollisti më i mirë në botë, në fushë do të kthehet për derbin e Madridit, kundër Atletikos, që do të luhet me shtatë shkurt.
