Maqedoni
Aksidentet e trafikut, “përmirësimi i rrugëve parandalon fatalitetet”
30.11.2022 16:14
Me përmirësimin e infrastrukturës së rikonstruktuar, numri i viktimave zvogëlohet...

Me përmirësimin e infrastrukturës së rikonstruktuar, numri i viktimave zvogëlohet. Ministri Spasovski tha se në vitin 2013 në nivel shteti kishte 198 viktima në aksidente trafiku, ndërsa viti 2021 përfundoi me 116. Këtë vit Spasovski pret që numri të jetë dyshifror, varësisht se si do të shkojnë gjërat në ditët e fundit të dhjetorit.
“Vazhdimisht, me shtimin e infrastrukturës së rikonstruktuar apo të ndërtuar, shtimit të kontrolleve që vendosen në rrugë, shtimit të aktiviteteve parandaluese, zvogëlohet numri i viktimave në trafik.”,-deklaroi ministri i punëve të jashtme, Oliver Spasovski.
Ministri Boçvarski pre mbështetje për Agjencinë e re të Sigurisë në trafik.
“Pres që do të kemi mbështetje, duke pasur parasysh se kjo do të thotë rritje e sigurisë në komunikacion si sistem, si një proces që në vendet e tjera ku është krijuar tashmë, jep efekte dhe rezultate pozitive.”,- u shpreh ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Deri në fund të vitit do të modernizohet edhe korridori 8 me pagesë elektronike nëpër pikë-pagesat e çmimi nuk do të ndryshojë.
“Tani për tani mbetet ai çmim për pikëpagesat. Sipas vendimit të “Ballkanit të Hapur”, veç më vazhdojmë me bashkëpunimin me ndërmarrjen publike të Serbisë dhe Shqipërisë për projektin e përbashkët për krijimin e një pajisjeje të vetme për pagesën e tarifave në të tri vendet.”,- u shpreh drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi.
Autoritete përkujtuan se në më shumë se 100 komuna janë duke u ndërtuar rreth 100 rrugë lokale, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë në komunikacion.
BELINDA KOKA ADEMI
