Maqedoni

Ivanovska: E drejta e diskrecionit, është burim i korrupsionit

30.11.2022 17:18

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit e cilëson burim korrupsioni të drejtën diskrecionale...

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit e cilëson burim korrupsioni të drejtën diskrecionale të ministrave të drejtësisë për të vendosur  që dikush të mund të japë para kohe provimin e Jurisprodencës, edhe pse kjo gjë është në kundërshtim me ligjin. Ivanovska përkujton se me ligj parashihet dënim nëse dikujt i lejohet që të japë provimin para diplomimit.
 
“E drejta e diskrecionit vetvetiu jep shumë momente të pavolitshme dhe është pjesa e parë e dyshimit për ekzistimin e korrupsionit, sepse lejon që të vijë në shprehje ndikimi dhe fuqia e një individi, apo ndikimi i tyre politik. Prandaj angazhimi ynë është që kjo e drejtë diskrecionale duhet të minimizohet dhe gjërat të vendosen në një aspekt objektiv.”,- deklaroi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
“Të rinjtë kundër korrupsionit”: Korrupsioni duhet shkulur që nga rrënja
 
Të rinjtë thonë se moshatarët e tyre po largohen nga vendi pikërisht për shkak ndikimit të fuqishëm politik, mosfunksionim të sistemit dhe mos-ndëshkueshmërisë.
 
“Duhet ta luftojmë këtë dukuri duke propozuar propozim ligje në Kuvend, apo duke hapur një debat të gjerë.”,- u tha nga Organizata “Të rinjtë kundër korrupsionit”.
 
“Deri sa nuk largohet kushtet e volitshme të cilat kanë sjellë në një nivel kaq të theksuar korrupsionin në të gjitha sferat e shoqërisë ne nuk do të mund ta ç’rrënjosim këtë dukuri negative.”,- theksuan nga Organizata “Të rinjtë kundër korrupsionit”.
 
Sipas tyre, jo vetëm ndikimi politik e nepotizmi, por edhe ryshfeti, shërbimet me interes, të gjitha këto janë faktorët të cilët shtyjnë të rinjtë që të ardhmen ta shohin në shtetet europiane ku ligji funksionon njësoj për të gjithë.
 
FITIM KRYEZIU