Maqedoni
Sallë e re digjitale në burgun e Idrizovës, kushte moderne për zhvillimin e gjykimeve
30.11.2022 17:36
Salla e re digjitale në burgun e Idrizovës ofron kushtet më moderne për zhvillimin e gjykimeve....

Salla e re digjitale në burgun e Idrizovës ofron kushtet më moderne për zhvillimin e gjykimeve. Sistemi funksional audio-konferencë i disponueshëm në sallën e gjyqit ofron mundësi për gjykime pa praninë fizike të pjesëmarrësve në procedurat gjyqësore.
“Është ndërtuar sipas shembullit të gjykatave në vendet me përvojë të madhe në shtypjen e krimit të organizuar. Kompleksi ka hyrje të ndara për personat e dënuar, për zyrtarët, si dhe për publikun që do të ndjekë këto gjykime dhe seksion të veçantë për gazetarët.”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
Vlera totale e objektit është 1.3 milionë euro. Kryesisht financohet nga BE-ja me rreth një milion euro të investuara në ndërtim dhe pajisje. Kontributi kombëtar është 0.28 milionë euro.
“Ndihma e BE-së për hapjen e sallës së re të gjyqit në Idrizovë është pjesë e përpjekjeve më të mëdha për reformimin e ligjit penal dhe sistemit penal në vend. Qëllimi është që të ndihmohen institucionet që të arrijnë një shtypje më efektive të krimit, duke respektuar të drejtat themelore të njerëzve.”,- u shpreh shefi i delegacionit të BE-së në RMV, Dejvid Gir.
Prokurimi i pajisjeve shtesë të sigurisë dhe IT-së u mbështet nga Ambasada e SHBA-së.
FARIJE DAUTI BAKIJU
