Maqedoni

Cvetkov: akumulime artificiale për ballafaqim me përmbytjet

28.01.2015 14:52

Përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tonë kanë bërë dëme të shumta në bujqësi...

Për zgjidhje të përhershme të problemit me përmbytjet vazhdon ndërtimi i akumulimeve artificiale, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov. 
 
Ai tha se komisionet e komunave janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, por ende nuk dihet se sa është bilanci i dëmeve. 
 
“Me pastrimin e kanaleve, me pastrimin e shtretërve të lumenjve, si dhe me ndërtimin e digave artificiale deri diku do të rregullohen dëmet nga përmbytjet. Megjithatë, duhet të jemi të realët, për shkak se bëhet fjalë për një dukuri natyrore, e cila për shkak të ndryshimeve klimatike në të ardhmen do të jetë edhe më e shpeshtë”- deklaroi ministri i Bujqësisë, Mihail Cvetkov.
 
Prej ditës së premte pritet të ketë vërshime të reja. Ministri Cvetkov apeloi qytetarët që të përgatiten paraprakisht që të mos kenë dëme të mëdha.
 
ERSAN PAJAZITI