Maqedoni

Provimi i jurisprudencës para kohe, Tupançeski: E drejtën e diskrecionit, u përdor

30.11.2022 18:20

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupaçenvski, nuk ka dyshime se një funksionar i emëruar ka shfrytëzuar të drejtën e diskrecionit...

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupaçenvski, nuk ka dyshime se një funksionar i emëruar ka shfrytëzuar të drejtën e diskrecionit për dhënien para kohe të provimit të jurisprudencës nga Barlet Xhaferi në vitin 2015. Por, pa i bërë kontrollet e nevojshme Tupançevski ende nuk mund t’ia drejtojë gishtin askujt dhe të përmend emra. 
 
“E gjithë situata duhet të kontrollohet. Ashtu siç mësova nga mediat, nuk bëhet fjalë për një rast, por për ushtrimin e të drejtës së diskrecionit nga një funksionar i emëruar. Definitivisht dikush e ka shfrytëzuar të drejtën e diskrecionit dhe pikërisht për këto arsye ligji është ndryshuar, që të mos ekzistojë asnjë mundësi në të ardhmen. Ja unë 10 muaj jam ministër, as nuk e kam menduar të lejoj dikë që para kohe të japë provimin e jurisprudencës.”,- tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
 
Mihajlovski: Nuk jepet pa praktikë njëvjeçare
 
Për rastin për të cilin alarmoi Anti-korrupsioni, avokati Ljubomir Mihajlovski tha se ligji është i qartë dhe nuk është dashur të ketë gabime.
 
“Nuk ka asnjë shans, mundësi, që dikush të vendosë individualisht nëse dikush mund të fitojë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës apo jo. Ligji përcakton rreptësisht kohën dhe mënyrën në të cilën ai realizohet. Pas përfundimit të fakultetit të drejtësisë, duhet njëherë për rreth 1 vit të bëhet praktika e nevojshme tek ndonjë avokat dhe më pas të fitosh të drejtën e dhënies së provimit për jurisprudencë.”,- theksoi avokati, Ljubomir Mihajlovski.
 
Tupançevski nuk tregon nëse planifikohet t’u merret provimi i dhënë të jurisprudencës i dhënë para kohe atyre që e kanë dhënë. Tha se do të presin rezultatet e kontrollimeve të brendshme dhe hulumtimin e zbatimit të tri akteve ligjore nga Ligji për Provim Gjyqësor i vitit 2013, te të cilat në vitin 2015 janë bërë disa ndryshime dhe plotësime. Në vitin 2019 është miratuar Ligji i ri për dhënien e provimit të jurisprudencës.
 
REXHEP QAMILI