Bruksel, fillon skriningu bilateral për drejtësinë dhe të drejtat themelore

01.12.2022 10:05

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, do të hapë sot në Bruksel skriningun bilateral për kapitullin 23, “Drejtësia dhe të drejtat themelore”.

Në dy ditët e ardhshme, Grupi Punues për Negociata, përmes 24 prezantimeve, do të prezantojë pozicionin dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut në raport me të drejtën evropiane në fushën e gjyqësorit, politikës kundër korrupsionit, të drejtat themelore, të drejtat dhe mbrojtjen e pakicave dhe të drejtat e qytetarëve të BE-së, para ekspertëve të Komisionit Evropian.

Kapitulli 23 “Drejtësia dhe të drejtat themelore” përfshinë fushat e drejtësisë, politikës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Parimet evropiane për të drejtat themelore janë përcaktuar në Kartën e të Drejtave Themelore, e cila është ligjërisht e detyrueshme për shtetet anëtare pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.