Shkup, shqiptohen 102 masa për shkelje të rregullave në trafik
01.12.2022 10:40
MBP njofton se gjatë ditës së djeshme...

MBP njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut.
“Janë shqiptuar 4 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 4 për automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar 8 gjoba për kalim në semaforë me ngjyrë të kuqe, 4 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.”, njoftojnë nga MPB.
