Maqedoni

Haliti: Parashihet reformë esenciale në administratë

01.12.2022 15:16

Departizimi dhe reformimi i administratës shtetërore, vendosja e sistemit të drejtë meritor të avancimeve...

Departizimi dhe reformimi i administratës shtetërore, vendosja e sistemit të drejtë meritor të avancimeve dhe vlerësimeve, kushte më të mira për të punësuarit, konkurse fer dhe transparente për punësime dhe administratorë më profesional të cilët kryejnë detyrën e tyre. Këto i  përfshin strategjia e re e riorganizimit të administratës shtetërore, për të cilën ministri i Administratës Shtetërore, Admirim Haliti, premton se deri në vitin 2030-n do të zbatohet në tërësi, e cila do të garantojë se do të kemi administratë evropiane.
 
“Fokusi i strategjisë së re është që të bëhen reforma esenciale në administratën publike, kështu që do të depolitizojmë të bëjmë atë, të bëjmë më profesionale, më transparente, ndërsa në pjesën e punësimeve të kemi meritë-sistem që do të nënkuptojë se gjithmonë të përzgjidhen kandidatët më të mirë për punë, prandaj sot e kemi debatin publik, ku ne do të shpalosim çfarë kemi bërë deri tani për këtë strategji të re dhe do të presim këshilla nga jashtë.”,- tha ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Haliti.
                   
Ende nuk dihet qartë, shton Haliti, nëse me zbatimin e strategjisë së re do të ulet numri i administratorëve. Por, pavarësisht kësaj, ekzekutivi është duke punuar që nga viti i 2024, po ashtu  të fillojë me riorganizimin e administratës dhe të institucioneve shtetërore.  
 
“Tani jemi në fazën ku të tre ministritë do të duhet t’i finalizojmë vendimet rreth asaj se cilat institucione do të jenë mbyllur, cilat do të bashkohen dhe eventualisht se cilat institucione tjera do të duhet të shtohen. Mirëpo të gjitha këto propozime do të duhet fillimisht të shkojnë në Qeveri, ku atje do të miratohen dhe më pas të dërgohen në Kuvend, kështu që po vijon procesi dhe për këtë arsye objektivi është që në vitin 2024 gjithçka të fillojë, ndërsa deri atëherë do të kemi pilot projekt.”,- tha ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Haliti.
 
Nga viti i ardhshëm po ashtu planifikohet të ketë edhe rritje të pagave në administratën publike.

REXHEP QAMILI