Maqedoni
Shkup, përsëri alarme të rreme për bombë në shkolla
01.12.2022 17:40
Në tetë shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur paraqitje për vendosje të bombave....

Në tetë shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur paraqitje për vendosje të bombave. Paraqitjet janë dërguar në adresat e e-mailit të shkollave “Rade Jovçevski-Korçagin”, “Orce Nikollov”, “Josip Bros Tito”, “Pançe Arsovski”, “Nikolla Karev”, “Vllado Tasevski”, “Mihajllo Pupin” dhe “Cvetan Dimov”.
Po ashtu për herë të parë rreth orës 15 në formë elektronike është njoftuar për bombë në Shkollën Fillore “Petar Pop Arsov” në Karposh. Nga MPB thonë se pas marrjes së informatës, janë ndërmarrë të gjitha masat për evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave.
“Vijojnë verifikimet antiterroriste dhe ndërmerren masa për pastrimin e rastit”,- thonë nga MPB.
