Botë

Kosovë, Nenad Rahiç emërohet ministër për komunitete

01.12.2022 18:33

Qeveria e Kosovës ka nisur me zëvendësimin e zyrtarëve të dorëhequr të Listës Serbe.....

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Vendimin e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media.
 
Kjo pozitë deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës. Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu. Ndërkohë Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, është emëruar këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.