Botë
BE synon konfiskimin e aseteve ruse për rindërtim të Ukrainës së shkatërruar
01.12.2022 18:48
Bashkimi Evropian po rrit aktivitetet për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë pas sanksioneve...

Bashkimi Evropian po rrit aktivitetet për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë pas sanksioneve të vendosura, për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës.
“Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.”, ka deklaruar shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Përpara se kjo të ndodhë, Komisioni synon të krijojë një kornizë të re për të siguruar që konfiskimi të bëhet një zgjidhje solide, për ta “bërë Rusinë të paguajë”, siç tha von der Leyen. Asetet ruse të ngrira nën sanksionet e BE-së ndahen në dy kategori kryesore; Asetet private si jahte, anije, helikopterë, pasuri të paluajtshme, piktura dhe vepra të tjera arti. Dhe Asetet publike të mbajtura nga subjektet shtetërore, përkatësisht 300 miliardë euro rezerva ndërkombëtare në pronësi të Bankës Qendrore Ruse. Që kur Rusia nisi luftën blloku ka futur në listën e zezë 1,241 persona dhe 118 subjekte, shumica e të cilëve janë shtetas nga Rusia dhe Bjellorusia.
