Kosovë, Nenad Rahiç emërohet ministër për komunitete

02.12.2022 11:25

Qeveria e Kosovës ka nisur me zëvendësimin e zyrtarëve....

Qeveria e Kosovës ka nisur me zëvendësimin e zyrtarëve të dorëhequr të listës serbe. Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Vendimin e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media. Kjo pozitë deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

Ndërkohë Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, është emëruar këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.