Uashington, mbahet takimi Biden-Macron, lufta në Ukrainë, tema e parë e diskutimit
Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar...

Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar sot me presidentin amerikan Joe Biden, ku sipas Macron ata kanë nisur diskutimin për “koordinimin e ngushtë” midis vendeve.
Macron ndër të tjera tha se lufta e Rusisë në Ukrainë do të jetë “tema e parë e diskutimit”.
“Natyrisht, do të jetë tema e parë e diskutimit për ne të dy. Që nga fillimi i kësaj lufte, ne kemi punuar shumë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të rezistojë dhe të jetë elastike, dhe ne do ta përforcojmë këtë,” është shprehur presidenti francez.
Edhe presidenti Biden ka folur për diskutimet që do të zhvillojë me Macron.
“Do të diskutojmë bashkëpunimin tonë për të gjitha çështjet, nga tregtia e teknologjisë së lartë te mbrojtja, te kibernetika, te hapësira, te një sërë çështjesh që janë në të dyja axhendat tona,” ka thënë presidenti amerikan Xho Biden.
