Raporti i OKB: Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë

02.12.2022 12:34

Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë...

Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, tregon raporti më i fundit i OKB-së. 30.7 përqind e popullsisë jeton në diasporë.

Në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë shtetet në Europën Lindore dhe në Ballkan. Kjo pasi pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan që atje, në kërkim të mundësive më të mira ekonomike.

Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim i shtuan këto efekte në disa vende. Kjo shihet sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit .

Nga të gjitha vendet sovrane me të paktën 750,000 banorë, kombi i Karaibeve, Guajana kishte pjesën më të rëndësishme të popullsisë së saj të lindur në vend – 36.4 përqind – që jetonte jashtë vendit. Xhamajka vjen e pesta me 28.6 për qind.

Vendet e përfshira aktualisht ose kohët e fundit në luftë kanë gjithashtu diaspora të mëdha. Kjo vlen për Sirinë, ku rreth 30 për qind e popullsisë prej 28 milionë banorësh tani jetojnë jashtë vendit, si dhe Sudanin e Jugut (21 për qind).

Vendet e keqmenaxhuara rëndë nga qeveritë e tyre përfshijnë Eritrenë me 18.5 përqind të diasporës dhe Venezuelën me 16.6 përqind. Një diasporë edhe më e madhe mund të gjendet në El Salvador me 20.4 për qind. Një luftë civile përfundoi në vendin e vogël të Amerikës Qendrore në vitin 1992, por dhuna e bandave ka mbizotëruar.

Megjithatë, diaspora më e madhe e nxitur nga konflikti shihet në një territor josovran, pasi më shumë se 45 për qind e të lindurve në Palestinë aktualisht banojnë jashtë vendit, sipas shifrave të OKB-së.