Sanksione ndaj Koresë së Veriut pas testimeve raketore

02.12.2022 13:14

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj....

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut, të lidhur me testimet e fundit raketore.

Zyrtarëve të sanksionuar do iu bllokohen të gjitha asetet që kanë në Shtetet e Bashkuara.Përveç SHBA-së, sanksionet i kanë shqiptuar edhe Japonia, Korea e Jugut dhe Bashkimi Evropian.

Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale. Në testimin e fundit raketor, të datës 18 nëntor, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se raketa e lëshuar nga verikoreanët ka pasur kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore edhe në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë. Këtë vit, Koreja e Veriut ka miratuar ligjin përmes të cilit e shpall veten  si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.