Rusia teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajërore në Kazakistan
Moska ka testuar një raketë të re....

Moska ka testuar një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas asaj që deklarojnë rusët, raketa u lëshua nga qendra e testimeve Sary Shagan të premten. Po ashtu u bë e ditur se testi rezultoi i suksesshëm, por detaje të tjera nuk u dhanë.
Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev firmosën një dokument bashkëpunimi pasi dy vendet shënuan tri dekada të bashkëpunimit diplomatik.
Në Deklaratën e 30-vjetorit të Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike u përsëritën përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin bilateral në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, edukim, kujdes shëndetësor dhe sporte.
