Ndërmarrja “Parkingjet e Tetovës” vendos rregulla të ashpra për rend në trafik
Ndërmarrja “Parkingjet e Tetovës”....

Ndërmarrja “Parkingjet e Tetovës”, do të vendos rregulla të reja dhe më të ashpra gjatë funksionimit të saj, me qëllim të rendit në komunikacion. Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se shërbimi i merimangë do të ketë të drejtë ngritjen e veturave të parkuara në vende jo adekuate, do të intensifikojnë punën e tyre, duke ngritur edhe makinat të cilat pengojnë dhe janë të parkuara nëpër hapësira publike.
Drejtori i Ndërmarrjes për parkim të qytetit, ka theksuar se të gjithë ato që bëjnë shkelje do të dënohen.
“Këtë e menduam me qëllim që të ndihmojmëjo atyre që pengojnë, por që do të dënohen ata që bëjnë shkelje. Njeriu ka paguar për një, dy apo tre orë dhe nuk mund të del nga parkimi i tij që ka paguar shkaku se dikush ia ka zënë rrugën dhe ka ikur për kafe apo për të bë Pazar. Andaj dhe kjo rregullore që sollëm ka të bëj me largimin e këtyre makinave paraljamërimin e tyre që siguria e komunikacionit të ngritët në nivel më të mirë, që të jenë më rehat edhe kalimtarët” – tha Drejtor i NP - “Parkingjet e Tetovës”, Igor Dodevski.
Edhe pse janë shtuar disa vende parkimi, ngjyrosja e tyre është shlyer, veçanërisht për persona me invaliditet të cilët nuk e dinë se ku mund të parkohen.
Drejtori Igor Dodevski e arsyeton këtë, se nuk ka pasur mjete dhe se një gjë të tillë do e bëjë në pranverë bashkë me ndërtimin e garazheve në kate.
“Shpresoj se viti 2023, do të jetë vit më i mirë për këtë punë, jo vetëm ato vende por edhe krijimin e më shumë vendeve për invalidët me shenja dhe lyerje të parkimeve” – deklaroi Dodevski.
Tetova me vite të tëra po përballet me kaos rreth parkimit të makinave, pasi që numri i makinave që gravitojn në Tetovë është shumë i madh, krahasuar me numrin e parkingjeve që ofron qyteti. (Visar Sadiki, TVM2)
