Maqedoni
Ndërprerja e transportit publik, LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella për kaosin
02.12.2022 14:27
Nga partia në pushtet LSDM thonë se fajin kryesor për kaosin e krijuar në kryeqytet e ka VMRO-DPMNE...

Nga partia në pushtet LSDM thonë se fajin kryesor për kaosin e krijuar në kryeqytet e ka VMRO-DPMNE, pasi ajo në fushatë së bashku me Arsovkën kanë premtuar transport urban të shpejtë dhe falas, ndërsa kanë prodhuar bllokime, nervozë dhe kaos urban.
“VMRO-DPMNE dhe Arsovska i fituan zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik. Ata premtuan transport të shpejtë, efikas dhe falas me autobus për të gjithë qytetarët. VMRO-DPMNE dhe Arsovska në vend të realizimit të premtimeve krijuan fatkeqësi të re në qytetin e Shkupit. Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së dëmin më të madh e pësojnë Shkupianët.”, thonë nga LSDM
E nga ana tjetër VMRO-DPMNE akuzon pikërisht pushtetin. Vlerësojnë se kaosi në qytet është rezultat i koalicionit të Arsovska-s me LSDM-së dhe i bëri thirrje Arsovkës dhe Kovaçevskit, që siç janë marrë vesh për tenderët, të gjejnë zgjidhje për kompanitë private për të ndalur kaos në qytet.
“Përgjegjës për kaosin në qytet janë paaftësia dhe interesat e tenderit të koalicionit sekret Arsovska dhe Kovaçevski, gjë që u pranua dje në një deklaratë të Kovaçevskit dhe takimet e fshehta që ka pasur me Arsovskën. Produkt i takimeve sekrete është kaosi në qytet dhe interesi janë tenderat. I bëjmë thirrje Arsovskës dhe Kovaçevskit që të gjejnë një zgjidhje me transportuesit dhe të mbrojnë interesin publik, që është që qytetarët e Shkupit të kenë transport publik.”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së edhe drejtori i NQP-së i emëruar nga Arsovska është kuadër i LSDM-së, gjë që dëshmon për parneritetin e tyre.
ERSAN PAJAZITI
