Maqedoni

Sindikati i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi presin marrëveshje kolektive deri më 29 dhjetor

02.12.2022 15:24

Marrëveshja kolektive për të punësuarit e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi do të nënshkruhet deri në fund të vitit....

Marrëveshja kolektive për të punësuarit e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi do të nënshkruhet deri në fund të vitit pas marrëveshjes së arritur mes lidhjes së Sindikatave të Universitetet dhe këshillit për negociata në Kuvend. Kryetari i Sindikalistëve Ristov,  tha se është i kënaqur nga takimi me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe beson se do të këtë  marrëveshje të re kolektive dhe rritje lineare të pagave për 25 përqind. 
 
“Pas dy vitesh luftë juridike institucionale jo përmes bllokimit të rrugëve uzurpimin e të drejtës së qytetarëve të lëvizin lirisht, arritëm deri te premtimi se marrëveshja finale do të nënshruhet deri më 29 dhjetor. Pas kësaj do të kemi takim me Ministrin e Financave,  të bisedojmë për mundësinë për rritje të pagave për 25 përqind për katër vitet në vijim.”, tha Angel Ristov nga sindikati i UKIM.
 
Marrëveshja duhet të përfshijë 2400 të punësuar, pjesa më e madhe prej tyre janë profesor. Edhe ndërmjetësuesja sheh sinjale pozitive por nuk zbuloi shum detaje sepse takimet vazhdojnë.
 
“Fjalën përfundimtare e ka Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, i cili tha se do ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive. Nëse nuk ka zgjidhje për sigurimin e financave në këtë rast Kryetarii Kuvendit ka të drejtën diskrecionale të nënshkruajë marrëveshjen kolketive siç kërkon Sindikati.”, tha Mimoza Saltirova, ndërmjetësuese. 
 
Ristov është i bindur se Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të nënshkruajë marrëveshjen kolektive sepse shtëpia ligjvënëse është themeluese e Universiteteve. 
 
FLUTURA LATIFI