Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë mbështetje më të madhe financiare

02.12.2022 15:40

Ka trend dhe ndryshime pozitive...

Ka trend dhe ndryshime pozitive, por ende ka çështje që nuk kanë përgjigje. Në ditën ndërkombëtare personat me aftësi të kufizuara kanë kërkuar  mbështetje më të madhe financiare për tu përballuar me krizën e cila ka ndikuar në standardin jetësor të këtyre personave.

“Në takim me minsitrinë e punës dhe politikës sociale dhe me qeverinë kemi propozuar ndryshime ligjore për shtesat e personave me aftësi të kufizuara  që të kapin vlerën e 30 përqind të pagës mesatare”. 

Avokati i Popullit paralajmëron se shteti ka obligim që të avancon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Problemet që përballen këto persona janë sistemore dhe të hershme, por shteti duhet të angazhohet veçanërisht për realizimin e të drejtave të kësaj kategorie të njerëzve dhe zgjidhjen e problemeve që e tangon këtë kategori në bashkëpunim me këta njerëz dhe përfaqësuesit e tyre si dhe shoqatat” – thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Kryeministri Kovaçevski  në takim me shoqatat joqeveritare ka premtuar se nuk do të ketë dallime në shoqëri, dhe kjo shoqëri nuk do jetë e harruar.

“Betohem për barazi dhe jo për diskriminim për shkollim, qasje për shërbime sociale dhe shëndetësore, punësim dhe për atë vitin e ardhshëm në marrëveshjen tonë me ministrin e arsimit në 100 shkolla do të ndërtohen  shtigje për personat me aftësi të kufizuara” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Kriza ekonomike dhe energjetike ka rënduar edhe më shumë  kategorinë e qytetarëve me aftësi të kufizuara. (Gazmend Rexhepi, TVM2)