Kërcënim për bombë në shkollë fillore, Spasovski: Ka persona të dyshuar, do zbulohen
Avazi me paralajmërime për bomba në shkolla....

Avazi me paralajmërime për bomba në shkolla po vazhdon, kësaj rradhe kërcënimi për bombë ka arritur në tre shkolla fillore në Shkup dhe në një shkollë në Kriva Pallankë. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se së shpejti kryerësit e kësaj vepre do të zbulohen.
Njofton se ka të dyshuar por që akoma punohet në zbardhjen e rastit. Paralajmërimet vinë nga adresa të mbrojtura nga jashtë që vështirë zbulohen dhe nuk mundet që në mënyre efikase të veprojnë prokuroria dhe policia.
“Është realizuar komunikim i menjëhershëm me vendet partnere dhe organizatat partnere si Interpol, Europol dhe të tjera. Bëhet fjalë për konekcionë që janë nga Zvicra dhe për atë do të duhet përmes ndihmës ndërkombëtare juridke të mirren ato të dhëna, pasi që shtetet nuk duan që në këtë mënyrë ti shpërndajnë informacionet. Prioritet i jepet hetimit dhe mënjëherë pas përfundimit të ekspertizës do të ketë realizim. Çështja është nëse këto kërcënime vijnë nga një qendër, apo më shumë” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Edhe përskaj kërëcnimeve të tilla të vazhdueshme, pas takimit të punës në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, Spasovski tha se gjendja e sigurisë në Shkup është në nivel të kënaqshëm.
Sipas tij në krahasim me vitin e kaluar ka ulje të krimit, gjëgjësisht veprave penale për 10%. Spasovski shtoi se duhet menduar për sigurimin e shkollave pasi në kryeqytet vetëm një shkollë ka sigurim dhe aty deri më tani nuk ka pasur kërcënime për bombë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
