Maqedoni
Transportuesit privatë bllokojnë Shkupin, kërkojnë takim me kryetaren Arsovska
02.12.2022 16:49
Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë bashkë me pronarët e autobusëve nga transportuesit privatë “Slloboda prevoz” dhe “Mak-ekpres...

Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë bashkë me pronarët e autobusëve nga transportuesit privatë “Slloboda prevoz” dhe “Mak-ekpres” bllokuan anën e djathtë të bulevardit “Ilinden” në Shkup, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi” e cila administrohet nga Qyeti i Shkupit. Transportuesit privat kërkuan takim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska, që të ndëgjojë argumentet e tyre. Ata paralajmëruan se protestat do të radikalozohen nëse nuk zgjidhet ky problem.
“I parkuam autobusët në bulevardin ”Ilinden” nga të dy anët vetëm në korsinë e djathtë, që të shohë kryetarja Danela Arsovska se numri nuk është siç thotë ajo, sepse ajo për fat të keq nuk din. Ne kërkuam në mënyrë zyrtare takim, që të bisedojë direkt me përfaqësuesit e transportit privat, t’i themi argumentet tona dhe t’i kërkojmë që të na pajuaj borxhin. Të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të rjedhin paushallet javore, që autobusët të kthehen në linjat e tyre të rregullta.”, tha një përfaqësues nga “Slloboda prevoz”.
Qyteti i Shkupit tashmë ka ndërprerë kontratën me dy kompanitë private. E kjo ndërprerje ka ardhur si rezultat i ankesave, siç thonë nga Komuna, e qytetarëve se autobusët nuk janë funksional dhe janë të papastër, gjithashtu sipas Qytetit të Shkupit, trasportuesit privat nuk kanë raportuar biletat e shitura. Por këto akuza i hodhi poshtë kryetari Jovanovski i cili përsëriti se “Sloboda prevoz” nuk ishte ajo që shiste bileta transporti, Ndërmarrja e Transportit Publik është ekskluzivisht përgjegjëse për blerjen, shitjen dhe grumbullimin e biletave. Edhe qytetarët mohojnë akuzat drejtuar transportit publik.
“Le të vijë kryetarja e Qytetit në mesin e qytetarëve dhe të pyes çka ndodh, sepse jemi ne ata që i shfrytëzojmë mjetet e transportit privat. 22 vite udhëtoj me autobus dhe asnjëher të vetme nuk kam paguar biletë sepse kemi karta mujore, pse duhet të marrim bilet për nje përdorim. Le të vijë të na pyes neve dhe të flaës këtu dhe mos shpifë gjëra që nuk i kemi thënë ne qytetarët.”, tha një qytetare.
Shoferët paralajmërojnë protesta më të rrepta nga e hëna, me bllokim të rrugëve, nëse nuk marrin përgjigje gjatë fundjavës për atë se si dhe kur do t’ju shlyhet borxhi. Ndrëkohë derisa po zhvillohej protesta, trafiku në qytet përjetoi një kaos për shkak të protestës dhe aktivitete ndërtimore që po realizohen në disa rrugë kyçe.
FARIJE DAUTI BAKIU
