Maqedoni

Komisioni për buxhet, pushteti dhe opozita me akuza për çmimin e rrymës

02.12.2022 17:28

Kanë vazhduar debatet e ashpëra në mes pozitës dhe opozitës në Komisionin për Finansim...

Kanë vazhduar debatet e ashpëra në mes pozitës dhe opozitës në Komisionin për Finansim dhe buxhet në Kuvendin e RMV. Një nga temat më të thekësuara ka qenë dhe mbetet çështja e Energjisë Elektrike. Sipas VMRO-DPMNE-së,  Qeveria është duke i manipuluar qytetarët rreth çmimit të Energjis Eltrike, sepse tani më nga 1 Janari faturat do të shtrejtohen për 10 për qind dhe qytetarëve edhe më shumë do tju vështërësohet jetesa. 
 
“Nga 1 janari 5 për qind rritet çmimi i Energjisë Elektrike në bazë të TVSH-së, por si bonus Ii gjithë kësaj nga muaji Qershorë qytetarët do të marrin fatura të Energjis Elektrike me rritje prej plus 8 për qindësh, doni ju apo jo. Sepse nga muaji i 6-të, TVSH-ja nuk do të jetë 5 për qind, e as 10 për qind, por 18 për qind.”, tha Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
 
Në këtë ka reaguar zv/Ministri i Finansave Filip Nikoloski i cili ka pohuar se Qeveria në vazhdimisi është duke hartuar masa për ta zbutur rritjen e çmimeve.
 
“Qeveria e RMV edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit ka sjellur vendim për TVSH-në tek faturat e Energjisë Elektrike në 5 për qind, dhe më duhet patjetër të them se edhe vitin e ardhëshëm përsëri do të kemi lehtësim tek TVSH për faturat e Energjisë Elektrike e cila do të jetë 10 për qind, por jo 18 për qind siç pohon Stojanoski.”, tha zv/Ministri i Finansave Filip Nikoloski.
 
Kur jemi tek sjellja e Buxhetit të vendit sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së prodhimit bruto vendor (PBV) për tremujorin e tretë të vitit 2022 është 2.0 për qind. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve u rrit për 27.2 %, ndërsa importi i mallrave dhe i shërbimeve shënoi rritje në vlerë nominale prej 31.1 %. Bruto-investimet në tremujorin e tretë të vitit 2022 sipas ESHS shënojnë rritje më të madhe në pjesën e ndryshimit të rezervave.
 
FITIM KRYEZIU