Salla Universale “Toshe Proevski” apo “Aleksandri i Madh”

28.01.2015 17:38

VMRO-DPMNE në Qytetin e Shkupit nuk pranoi sot iniciativën e këshilltarëve të LSDM-së për të ndryshuar emrin e Sallës Universale në “Toshe Proevski”...

LSDM vlerëson se qendra e kongreseve duhet të mbajë tërësisht emrin e këngëtarit Toshe Proevski, e jo të quhet “Aleksandri i  Maqedonisë” siç ka vendosur VMRO.

“LSDM vlerëson se objekti i ri i Sallës Universale, që duhet të ndërtohet, duhet tërësisht të mbajë emrin e Toshe Proevskit, pasi në opinion ai gëzon  mbështetje më të madhe të qytetarëve dhe simpatizuesve dhe është figurë e cila simbolizon humanitetin dhe njerëzimin”- deklaroi Gjorgji Matevski  nga LSDM.

“Në të gjithë botën por dhe në rajon ekzistojnë qendrat e kongreseve, të cilat kanë salla që kanë emra të ndryshëm. Objekti i ri i sallës aktuale do ketë 2500 ulëse nga 1500 sa ka aktualisht dhe kjo pjesë mban emrin “Toshe Proevski”, por të gjitha hapësirat e tjera shtesë do të marrin emra të ndryshëm. Nuk doni që një sallë të quhet Nënë Tereza apo Todor Aleksandrov”- tha Aleksandar Biçiklisti nga VMRO-DPMNE.

Por, simpatizuesit e këngëtarit Toshe Proevski, të revoltuar nga deklaratat e VMRO-DPMNE-së, braktisën në mënyrë demonstrative mbledhjen. 

“Si nuk ju vjen turp, në vitin 2006 të gjithë fotografoheshit me Toshen, madje ministrat VIP në koncertet e tij nuk paguanin as bileta”- u shpreh simpatizuesi i Toshe Proevskit.

Sipas këshilltarëve të LSDM-së, nga fillimi i këtij viti Salla Universale në Regjistrin Qendror të Maqedonisë qendra e kongresit mban emrin “Aleksandri i Maqedonisë”. Objekti në fjalë u ndërtuar pas tërmetit në vitin 1963 dhe u financua nga mbi 20 shtete të ish-Jugosllavisë.

Në debatin e sotëm për ndryshimin e emrit të sallës nuk ishte i pranishëm kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. (Rexhep Qamili, TVM2)