Maqedoni
Perosnat me nevoja të veçanta, prindët: Nevoitet më shum ndjehsmëri shoqërore
03.12.2022 17:19
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara thuhet se po punohet për gjithë përfshirjen e tyre...

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara thuhet se po punohet për gjithë përfshirjen e tyre, por ende nuk është ngritur niveli i vetëdijes së popullsisë. Mungojnë të drejtat, asistentët arsimorë dhe më së shumti mungon ndjeshmëria ndaj këtyre personave.
Prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta thonë se kujdesi është i përditshëm, i madh dhe mbështetja është e paçmuar, por nevoitet pranimi i tyre në shoqëri, edhe pse kanë filluar me procesin e përfshirjes.
“Përfshierja e fëmijëve në shllkollë të rregullt aspak nuk është e pranuar, kemi ardhur gradualisht në një shkallë me drejtorin e shkollës të nënshkruajë deklaratë që ta zhvendosim vajzën time në shkollë speciale sepse nuk ishte e pranuar as nga prindërit dhe as nga fëmijët në shkollë”, shprehet prindi Dushica Tosheska.
Ndryshimet ligjore kanë hapur hapësirë për trajtimin individual të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ndërtimi i marrëdhënieve dhe i vetëdijes më të lartë është ende në fillimet e tij. Mungojnë asistentët arsimorë.
“Ka edhe shumë punë që do të zgjidhen me kalimin e kohës ,dmth edhe ne po mësohemi sepse deri më tani kemi pasur vetëm mësim klasik dhe tash do të fillojmë me trajtime individuale dhe duhet të adaptohen edhe arsimtarët e shkollave të rregullta, nxënësit dhe prindërit. Mendoj se është e nevojshme ngritja e vetëdijes së përgjithshme të popullatës për kërta fëmijë sepse nuk janë të ndryshëm nga fëmijët e tjerë”, theksoi edukatorja speciale Katerina Nastoska.
Kujdesi ditor, jo kujdesi vjetor, krijon pranimin e barazisë në shoqëri.
Përmes këshillave psikologjike, edukimit dhe pranimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri arrihet përparim në jetën e tyre.
“Është i nevojshëm kujdesi dhe pranimi i shëndetit psikosocial të fëmijëve me nevoja të vecanta për tejkalimin e përditshëm të krizave të jetës përmes edukimit, këshillave psikologjikë që ndikojnë në përparimin e cilësisë së jetës së tyre”, u shpreh Goran Kamceski nga shoqata të “Zgjedhur nga zoti”- Prilep.
“Porosia e sotme që e kanë derguar këta fëmijë është se një zemër që di të dashurojë të jep gjithmonë një dorë”, u shpreh drejtori i Sh.F “Kliment Ohridski” Ahill Jakov.
Në vend, 10 për qind ose 200 mijë banorë janë persona me aftësi të kufizuara.
VLORA LATIFI TOPOJANI
