Botë
Ukrainë, sulme ruse mbi infrasturikturën civile
03.12.2022 18:39
Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën civile në rajonet Donetsk dhe Luhansk...

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën civile në rajonet Donetsk dhe Luhansk njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.Rusia kreu pesë sulme me raketa, 27 sulme ajrore dhe 44 sulme raketahedhëse në Donbas.
Gjithashtu Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake, tregojnë fotot satelitore të publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës, Maxar.Kompleksi i ri në formë U-je ndodhet afër qendrës së qytetit.
Në çatinë e saj shihet ylli i kuq, i bardhë dhe blu i ushtrisë ruse. Forcat ruse kanë rrethuar qytetin për gati tre muaj në fillim të vitit dhe shpërthimet e vazhdueshme kanë lënë gërmadha. BE, nga ana tjetër ka filluar stërvitjen e ushtarëve në shtetet e saj pjesmarrëse,deri më tani, 1,100 ushtarë kanë marrë pjesë në misionin e trajnimit të BE-së për ushtrinë ukrainase. Borrell e dha shifrën gjatë vizitës në një kamp stërvitor në Brzeg, Poloni.
"Ky mision do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas, do t'i kushtojë buxhetit të Bashkimit Evropian njëqind milionë euro dhe tanimë po bëhen një mijë e njëqind ushtarë. Të trajnuar në kampe të ndryshme. Në këtë mision marrin pjesë 20 shtete anëtare. Është misioni më i gjerë ushtarak që ka bërë ndonjëherë Bashkimi Evropian.Misioni tregoi vullnetin e Evropës për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo mbrohet kundër Rusisë”, u shpreh shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Disa shtete të BE-së tashmë po trajnojnë ushtarët ukrainas në bazë të marrëveshjeve kombëtare. Por nga ana tjetër edhe Rusia nuk qëndron duarkryq, ajo vazhdon të stërvisë ushtarë të rinjë nëpër kampe.
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje që i përshkroi si "ushtarakë të mobilizuar që mësojnë se si të rregullojnë zjarrin e artilerisë me përdorimin e një droni". Situate duket mjaft e tensionuar sepse Kompania amerikane për teknologjinë e aviacionit dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të ri B-21 “Raider”, i pari në flotën e re të bombarduesve bërthamorë të fshehtë me rreze të gjatë veprimi.
Avioni u zbulua në një ceremoni në Palmdale, Kaliforni, ku vizitorët mund të shihnin bombarduesin e ri.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk ishte thjesht që të krijoje një avion të tillë, por është një tregues i vendosmërisë së SHBA-së për të mbrojtur veten.
FARIJE DAUTI BAKIU
