Maqedoni
Mickoski: Kur VMRO-DPMNE do të vijë në pushtet, do ti arrestojmë bandat nga Haraçina
04.12.2022 16:09
Kur VMRO-DPMNE do të vij në pushtet narkobandat nga Haraçina dhe ato që lëvizin në kryeqytet...

Kur VMRO-DPMNE do të vij në pushtet narkobandat nga Haraçina dhe ato që lëvizin në kryeqytet, do të arrestohen, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Ai njëherit e ka akuzuar MPB-në për mbrojtje të kë tyre kriminelëve.
“Ditën e pare kur ne do timarrim institucionet do ta shihni saktësisht se për cilët njerëz bëhet fjalë. Ata njerëz do të nxirren para drejtësisë ju premtoj, më mbani për fjale. Sakt e dimë se kush janë njerëzit, cilët automjete i drejtojnë, si duken, me kameren, ku lëvizin dhe çfar bëjnë. Ditën e pare kur VMRO-DPMNE do ti marr institucionet dhe MPB-në at njerëz do të dalin para jush dhe drejtësisë”, u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
Mickovski këto komente i bëri nga Komuna e Gazi babës, prej ku kërkoi zgjedhje të parakohëshme paralemtare, me qëllim që siç tha ai të ndalohen humbjet për Maqedoninë dhepopullin maqedonas, si dhe të ndërpriten nënçmimet e qytetarëve nga narkobandat kriminale që lëvizin nëpër kryeqendër.
Spasovski: SPB Shkup lufton me sukses tregtinë me narkotikë
Por në një postim në facebook Minsitri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski, ka theksuar se në luftën kundër tregtisë jo legale me drogë SPB Shkup vitin e kaluar mund të lavdërohet se ka kapur shifër rekord prej 215 kilogramësh marihuana, ndërsa këtëvit1,5 kilogram kokainë.
“Shtetin e pozicionojmë si faktorë kredibil në luftën kundër tregtisë së pa lejuar me narkotikë. Si MPB vazhdojmë pa kompromis të punojmë në shkuljen e kësaj dukurie. Rritje për 6.52% shënon edhe përqindja e plaçkitjeve dhe vjedhjeve në rajonin e SPB Shkup për periudhën janar-tetor 2022”, ka shkruar Spasovski në facebook.
Ai njëherit thekson se vazhdon me intensitet të pa zvogluar në përmirësimin e gjendjes së sigurisë, si në rajonin e SPB Shkup, ashtu edhe në tër teritorin e vendit.
FARIJE DAUTI BAKIU
